Berisha: Kurti na ktheu në pikën zero, ka uzurpuar shtëpinë

Prishtinë | 21 Qer 2025 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ditë më parë e ka quajtur opozitën “nomade”, në kontekst të mungesës së votës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Berisha tha se opozita ka pasur gjithmonë “shtëpi” dhe se fajin për bllokimin institucional e mban Kurti, i cili sipas tij “e ka uzurpuar shtetin”.

“Po na shtëpi kemi pasur, ky na ka bërë qashtu. Krejt fajet për krejt këto seanca i ka Kurti, se e ka zapuar shtëpinë. Ne kemi luftuar që të kemi shtëpi, e kemi fituar luftën, kemi pasur shtëpi edhe ky na pruni në fillim, na vendosi. Krejt bota na ndihmoi që të kemi shtëpi, edhe ky na kthej në fillim tash”, ka deklaruar Berisha.

Deputeti i AAK-së ka thënë se tash përgjegjësia është e brendshme, duke bërë thirrje për vetëdijësim dhe përpjekje të reja për rindërtimin e shtetit.

“Nuk besoj që do të na ndihmoj kush. Është përgjegjësi e jona që të zgjohemi, të vetëdijesohemi e me filluar nga fillimi që t’i rregullojmë raportet dhe me ndërtu shtëpinë prapë”, përfundoi ai.



Të ngjashme