Këngëtarja Fjolla Morina ka ndarë një qëndrim të drejtpërdrejtë për raportet me kolegët e saj, duke treguar se paratë nuk janë diçka që e përcakton mënyrën se si ajo i sheh njerëzit.
E pyetur në një intervistë për “Artistët Shqiptarë” nëse ndonjë prej kolegëve i ka borxh para, artistja u shpreh se kjo nuk ka shumë rëndësi për të, edhe në rastet kur një situatë e tillë mund të ketë ndodhur.
“Jo, edhe nëse më ka, nuk ka lidhje. Ka pasur raste, por nuk ka lidhje. Për mua paraja nuk është asgjë”, deklaroi Morina.

Foto: Instagram
Ajo theksoi se për të kanë më shumë vlerë gjestet njerëzore, sinqeriteti dhe koha e kaluar me dikë, sesa aspekti material.
Sipas saj, paratë mund të vijnë e të ikin, ndërsa marrëdhëniet dhe fjala e dhënë kanë rëndësi më të madhe.
“Është njeriu, fjala, biseda, ndeja me ty, një darkë, kjo vlen për mua”, u shpreh këngëtarja.
Në të njëjtën intervistë, Fjolla foli edhe për mënyrën se si i përballon sfidat e jetës.