Cilat janë armët më të sofistikuara në të cilat po investojnë fuqitë e mëdha?
Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë” ka diskutuar ish-koloneli i forcave ushtarake, Ismet Ibishi, njëherësh dhe ish-ministër.
“Kryesisht, gjithmonë, bota ka pasur frikën që nga Hiroshima dhe Nagasaki nga armët nukleare, të cilat edhe sot, pas sa e sa dekadave lindin fëmijë me pasoja, që do të thotë është një armë e cila me të drejtë, e gjithë popullata e rruzullit tokësor e ka një shqetësim të madh, pasi asnjëherë s’ka qenë rreziku më i madh që këto armë të përdoren prapë”, u shpreh Ibishi.
Ai shton se kurrë nuk ka qenë më afër që armët bërthamore të përdoren prapë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, armët nukleare e posedojnë shumë shtete, dhe siç thekson ai, vetëm njëri prej tyre mjafton ta përdorë për t’i përdorur të gjithë.