Pritet përkeqësim i motit dhe erëra të forta

Prishtinë | 27 Qer 2025 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë pritet përkeqësim i motit, përfshirë erëra të forta.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë përmes një njoftimi për media
bëri të ditur se mund të ketë rrezik për sigurinë e qytetarëve.

“Të dashur qytetarë të Kryeqytetit,
Ju lutemi të tregoni kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura. Sipas parashikimeve meteorologjike, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, përfshirë erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona. Këto kushte mund të paraqesin rrezik për sigurinë tuaj.

Këshillojmë të evitoni qëndrimin pranë pemëve, objekteve dhe strukturave jostabile që mund të rrezikojnë sigurinë tuaj.

Çdo rast ju lutemi të raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat kujdestarë: 0800 122 33 ose 0800 122 44”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë.

Të ngjashme