Vushtrriasi sulmon fizikisht zyrtarin policor

Prishtinë | 29 Qer 2025 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari kishte sulmuar policin derisa njësia policore po e trajtonte një rasti aksident trafiku në rrugën “Ukshin Kovaqica”.

Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor derisa njësia policore po e trajtonte një rasti aksident trafiku. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme