Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për përkeqësim të situatës, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj ka bërë thirrje për rikthim në kushtetutshmëri dhe zhbllokim të procesit.
“Duhet me u angazhuar dhe me iu kthyer kushtetutshmërisë, pra me u kthy procesi i votimit të hapur. Sot provuam të reflektojmë, vërtetë është situatë e vështirë. Shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë nda mendjen me ia vështirësu jetën Kosovës, me bë më keq. Gjykata ia ka dhënë mundësinë me u kthy në votim të hapur, është situatë e rëndë. Po na ftojnë në takim dhe po e mbajnë procesin e bllokuar. Duhet me pa në të ardhmen si me vepru. Është një situatë e rëndë për vendin. E ka nda mendjen me bë më keq Kosovën. Është problem me këtë njeri. Nuk kam çka me u taku sepse po bën lojë.”
