Përleshje në veri të Mitrovicës, një person i lënduar

Prishtinë | 29 Qer 2025 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i lënduar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur sot në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

I lënduari është duke marrë trajtim mjekësor si pasojë e plagëve të marra. Rasti është në hetim.

Të ngjashme