Kris Jenner bën një tjetër ndryshim në pamje dhe duket yll

Prishtinë | 08 Kor 2025 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Kris Jenner është shfaqur me një stil të ri flokësh ndërsa u fotografua në Paris të hënën, 7 korrik.

69-vjeçarja, e njohur prej vitesh për prerjen e saj karakteristike “pixie” në ngjyrë të zezë, ka zgjedhur të zgjasë flokët këtë herë.

Kris Jenner bën një tjetër ndryshim në pamje dhe duket YLL

Gjatë një mbrëmjeje romantike me partnerin e saj prej kohësh, Corey Gamble, Kris u pa me flokë të gjatë me balluke dhe një stil bob me onde të lehta, që i rrethonin fytyrën.

Kris Jenner bën një tjetër ndryshim në pamje dhe duket YLL

Ky ndryshim i ri i pamjes i theksonte edhe më shumë rezultatet e ndërhyrjes së saj të fundit estetike, një tërheqje fytyre (facelift), e realizuar nga kirurgu plastik i famshëm i yjeve, Dr. Steven M. Levine.

Kris Jenner bën një tjetër ndryshim në pamje dhe duket YLL

Procedurat e Dr. Levine fillojnë nga 45,000 dollarë dhe përfshijnë opsione të ndryshme, që nga “Mini Facelift” deri te “Full Facelift”/tërheqje fytyre, të cilat janë bërë gjithnjë e më të preferuara në mesin e figurave publike në Hollywood.

Kris Jenner bën një tjetër ndryshim në pamje dhe duket YLL

Kris, e cila ka qenë gjithmonë një ikonë stili, duket se po përgatitet për një tjetër kapitull të imazhit të saj, këtë herë me një pamje edhe më rinore.

Të ngjashme