Sarah Berisha sqaron gjithçka për ndarjen nga DJ PM, ja kur ndodhi

Prishtinë | 21 Sht 2026 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Influencerja e njohur shqiptare, Sarah Berisha, ka konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes së saj me DJ PM.

Përmes një InstaStory, Sarah ka bërë të ditur se ndarja mes tyre ka ndodhur prej disa muajsh.

“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bënë disa muaj që jemi ndarë”, ka shkruar Sarah.

Ajo ka theksuar gjithashtu se, pavarësisht ndarjes, është e rëndësishme që dy njerëzit të ruajnë respektin për njëri-tjetrin edhe pas përfundimit të një lidhjeje.

“Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që kur marrin fund, të ruajmë respektin për njëri-tjetrin”, ka deklaruar ajo.

Të ngjashme