Dua vishet e gjitha me markën luksoze Chloe, për darkën në Paris

Prishtinë | 08 Kor 2025 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa shkëlqeu me një veshje jashtëzakonisht të shtrenjtë, ndërsa doli për darkë në restorantin luksoz japonez Dojo në Paris të dielën.

Këngëtarja 29-vjeçare dukej sensacionale me veshje të shtrenjta nga marka luksoze Chloe, që kushtonin plot 10,000 paund.

Dua ishte shumë elegante me fustanin midi prej mëndafshi rozë të çelët me vlerë 2 mijë paund, i cili kishte detaje dantelle, dhe e kombinoi atë me një pallto të gjatë lëkure që kushton 6 mijë paund.

Veshje e kombinoi me një çantë të vogël me bracket të bërë nga lëkurë viçi kamoshi, lëkurë gjarpri dhe kushton edhe 2 mijë paund.

Dua u shfaq me humor të shkëlqyer si dhe tregoi me unazën e saj të fejesës prej 25 mijë paundësh, pas propozimit romantik të Krishtlindjeve nga Callum Turner.

Të ngjashme