Rrjeti i OJQ-ve AVONET organizon sonte (më 10 korrik) në orën 20:30, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, në ndezjen simbolike të qirinjve në kujtim të Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën pikërisht në këtë rrugë, transmeton Ekonomia Online.
“Ftojmë të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, anëtarët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe të qeverisë në detyrë, që të bashkohen në ndezjen simbolike të qirinjve në kujtim të Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën pikërisht në këtë rrugë, në përballje tragjike me Policinë e Kosovës.
Ky tubim është përkujtim, është kërkesë për drejtësi, për reflektim institucional dhe për përgjegjësi ndaj jetës së njeriut. Për t’i dhënë zë kujtimit të Agonit dhe për të mos lejuar që dhimbja të shuhet në heshtje. Ejani. Për Agonin. Për drejtësinë. Për dinjitetin.”, thuhet në njoftimin e Rrjetit të OJQ-ve AVONET.