Të shtëna me armë zjarri në Bjeshkën e Strellcit, tre të arrestuar

Prishtinë | 10 Kor 2025 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se të njëjtit kanë gjuajtur me armë zjarri në Bjeshkën e Strellcit.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja të kalibrit 9 milimetër.

Pas intervistimit të të dyshuarve, në koordinim me prokurorin e shtetit janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar:

– një armë pistoletë Sig Sauer mod.365 kal: 9 mm dhe dy karikatorë;

– një armë pistoletë Stoeger kal: 9 mm dhe një karikator;

– një armë pistoletë ZVS kal: 9mm dhe një karikator;

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, janë liruar ne procedurë të rregullt.

Të ngjashme