Bashkëshorti i Dafinës sqaron kuptimin e emrit të djalit të tyre

Prishtinë | 19 Kor 2025 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri ditë më parë u bë nënë për herë të parë.

E emrin e djalit e zgjodhi shumë të veçantë, Daskan.

Megjithëse, ky emër u komentua shumë nga përkrahësit e Dafinës, në mënyrë jo dhe aq të mirë.

Sot, ishte bashkëshorti i këngëtares që sqaroi kuptimin e djalit të tyre.

“Daskan, emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes”, thuhet në shpjegim.

Të ngjashme