Fadil Hoxha, dikur sindikalist i zëshëm i RTK-së, tani pjesë e udhëheqjes së këtij mediumi,
doli me kritika për gjendjen financiare në RTK.
Postimi:
Prej 1 korrikut RTK eshte pa buxhet.
Me 1 gusht punetoret nuk do te marrin page per punen e korrikut.
500 mije euro obligim kontraktual ndaj UEFA sdo te mund te paguhen.
Prej 1 gushtit rrezikohet shkyqja e rrymes, ujit, internetit e transmetimit.
Pyetja eshte thjeshte per Kuvendin dhe Qeverine:
A jeni te vetedishem se njerezit kane familje per te mbajtur, kredi per te paguar e pushime te planifikuara?
Ky eshte turp, eshte krim social.
S’po kerkojme lemozhe, po kerkojme parate tona per punen tone, po e kerkojme buxhetin edhe ashtu ekzistenciali cili eshte miratuar ne Kuvendin e Kosoves ne kuader te buxhetit te vitit 2025.
Çuditerisht, ne vend te ndjeshmerise dhe pergjegjesise po perballemi me heshtje dhe mungese totale te reagimit nga autoritetet me te larta te vendit.
Ku eshte Presidentja e Republikes ne keto momente te renda institucionale e sociale?
Ku jane deputetet qe po e miratojne kete vonese permes mosveprimit?
Ku eshte Kryeministri e Ministrat?
Ku eshte AGK e cila edhe per raste koti mban qendrime publike, e ne kete rast hesht?
Heshtja nuk eshte neutralitet, eshte qendrim perkrah padrejtesise.