Në burg prej shkurtit, SPAK i komunikon nesër akuzat Erion Veliajt

Prishtinë | 22 Kor 2025 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

SPAK pritet t’i komunikojë nesër akuzat kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas fletëthirrjes Erion Veliaj dhe avokatët e tij duhet që të paraqiten nesër në orën 11:00.

Avokati Ermir Beta ka konfirmuar për Top Channel, se ftesa për komunikim akuze i është përcjellë nga SPAK.

Erion Veliaj ishte arrestuar në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash.

Të ngjashme