Avokati i Thaçit: Ata patën 10 vjet, ne vetëm 4 javë

Prishtinë | 22 Kor 2025 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Luka Misetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Prokurorisë në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë seancës, Misetiq theksoi pabarazinë në përgatitjen e rasteve, duke deklaruar se Prokuroria ka pasur në dispozicion 10 vjet për ndërtimin e çështjes së saj, ndërsa mbrojtja është detyruar të përgatitet brenda vetëm katër javëve.

“Ata patën 10 vjet kohë, ne befasisht dhe papritur kemi 4 javë”, tha ai.

Të ngjashme