Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar në Facebook lidhur me deklaratat e fundit të presidentes Vjosa Osmani.
Ai thekson tri konstatime kyçe të presidentes që, sipas tij, përbëjnë paralajmërim serioz për rrezik të drejtpërdrejtë të sigurisë kombëtare: paralizimi i institucioneve, rrezikimi i rendit kushtetues dhe pamundësia e Presidentes për të zbatuar kompetencat kushtetuese për shkak të mungesës së Parlamentit.
Ramadani e quan këtë situatë “Formula e kolapsit të Kosovës” dhe i bën thirrje Presidentes që ta emërtojë qartë rrezikun dhe të distancohet nga, siç thotë ai, “çlirimi” që po i bëhet Kosovës nga 14 shkurti 2021.