“Uji nuk ndryshon brenda natës”, Rama hedh dyshime se edhe IKShPK-ja po përdoret për politikë

Prishtinë | 25 Kor 2025 | 20:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi uji në pishinën e Gërmisë doli i pastër, një ditë pasi IKShPK tha se nuk ka plotësuar parametrat.

Sipas Ramës, uji nuk ndyshon brenda natës, duke hedhur dyshime se edhe këtu po bëhet kalkulim politik.

“Dje, më 24 korrik, në bazë të rezultateve të mostrave të ujit në Pishinën e Gërmisë, që nuk ishin as të plota, as përfundimtare u mor vendimi për MBYLLJEN e kësaj hapësire publike. Ky vendim erdhi pikërisht në mbrëmjen kur ishteparalajmëruar dhe organizuar ceremonia publike e kandidaturës sime për mandatin e dytë si Kryetar i Prishtinës, pikërisht në amfiteatrin e kësaj pishine!

Sot, më 25 korrik, pra VETËM NJË DITË PAS, analizat përfundimtare të IKSHPK-së kanë konfirmuar se cilësia e ujit në pishinën e Gërmisë është brenda standardeve të lejuara dhe pishina është HAPUR për publikun!” – ka shkruar fillimisht ai.Rama ka shtuar se në prag të zgjedhjeve, është aktivizuar çdo mekanizëm, përfshirë edhe ata institucional, për interesa politike.

“Përdorimi i frikës dhe alarmit si mjet politik është një praktikë që nuk i përket një shteti demokratik dhe as një shoqërie të qytetëruar. Krijimi i panikut në publik jo vetëm që është moralisht i dënueshëm, por edhe ligjërisht i sanksionueshëm!

Institucionet ekzistojnë për t’i mbrojtur qytetarët, jo për t’i manipuluar ata në emër të kalkulimeve elektorale”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme