Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se përfshirja e FSK-së në aksionin për kërkimin e trupit të mërgimtarit në Ujman, mbështetet në Marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n.
“Urime shkuarja e radhës e FSK-së në veri, bazuar në marrëveshjen e Hashim Thaçit me NATO-n.
Jam i bindur që FSK-ja do ta gjejë trupin e mërgimtarit 33-vjeçar në Ujman, meqë është ushtri e trajnuar dhe profesionale.
E kam thënë:
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, çdo marrëveshje të Hashim Thaçit, nga Rambuje e deri te Marrëveshja e Uashingtonit:
Një herë e kanë kundërshtuar, më pas e kanë demonizuar, më pas e kanë përqeshur.
Më pas e kanë pranuar!
Në fund e kanë promovuar!”, shkroi në Facebook, Behrami.