Ramush Haradinaj përkujton Tahir Sinanin

Prishtinë | 29 Kor 2025 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar Tahir Sinanin.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Sinani, jetën ia kushtoi atdheut, dhe me veprën e tij hyri përjetësisht në historinë tonë.

“Nga Tropoja në çdo vatër të qëndresës, bashkëluftëtari Tahir Sinani ishte në vijën e parë, i paepur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve. Jetën ia kushtoi atdheut, dhe me veprën e tij hyri përjetësisht në historinë tonë. Lavdi jetës dhe sakrificës së Tahir Sinanit”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Të ngjashme