Ia refuzoi të drejtën e pensionit, vajza e shkrimtarit Elshani padit Ministrinë e Financave

Prishtinë | 29 Kor 2025 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Teuta Elshani, vajza e shkrimtarit Ymer Elshani, i vrarë gjatë luftës në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit, ka njoftuar sot se ka inicuar padi kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Padia ka të bëjë me vendimin e Ministrisë së Financave për refuzimin e kërkesës së saj për njohjen e të drejtës së saj në pension të skemës Familja e Viktimave Civile.

Babai i saj, Ymer Elshani, ishte masakruar gjatë luftës në masakrën e Poklekut.

Teuta Elshani bëri të ditur se padia është parashtruar në drejtim të anulimit të vendimit për refuzim të së drejtës së pensionit si pjesëtare e një familjeje të viktimave civile të luftës.

Në postimin e saj në Facebook, ajo tha se me këtë hap po ushtron të drejtën e saj ligjore për ankesë.

Të ngjashme