Bislimi takohet me ministrin për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje të Irlandës, folë për integrimin evropian të Kosovës

Prishtinë | 29 Kor 2025 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ministrin për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje të Irlandës, Thomas Byrne. Ministri Byrne shoqërohej në këtë takim nga ambasadori i Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist.

Diskutuan për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, ku vendi ynë edhe ka aplikuar për anëtarësim në dhjetor 2022, gjersa Irlanda në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të kryesojë dhe presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian. 

Në vijim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke falënderuar Irlandën për mbështetjen në këtë proces. Krahas rrugëtimit evropian të Kosovës, palët biseduan dhe mbi nivelin e progresit të vendit në vitet e fundit si dhe rolin e mërgatës, patur parasysh edhe modelin irlandez të organizimit të diasporës.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ministrin Byrne edhe mbi zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut.

Të ngjashme