Petrit Hajdari: Zemra e Drenasit rreh për shërbim – PDK e unifikuar për zhvillim dhe qeverisje të mirë

Prishtinë | 29 Kor 2025 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka deklaruar se prioritet i padiskutueshëm i tij dhe i ekipit të tij është qytetari i Drenasit, ndërsa programet politike janë vetëm mjete në funksion të shërbimit ndaj tij.

“Bashkimi, unifikimi dhe shërbimi është ajo që i duhet Drenasit. Energjitë e PDK-së në Drenas janë të bashkuara rreth një projekti që synon t’i japë Drenasit pamjen dhe qeverisjen që meriton”, ka deklaruar Hajdari.

Ai theksoi se deputetë, kandidatë e kontribuues të PDK-së, bashkë me qytetarët, janë të bashkuar rreth një programi zhvillimor gjithëpërfshirës.

“Faleminderit shumë të gjithëve për përkrahjen! Rrugëtojmë të bashkuar për qytetarët e Drenasit. Programi zhvillimor i PDK-së i thërret dhe i bashkon të gjithë”, u shpreh ai.

“Zemra e Drenasit rreh për shërbim” – përfundoi Petrit Hajdari.

Të ngjashme