Manxhuka i reagon Ambasadës Gjermane: Fotografia e VV-së s’ka manipulime

Prishtinë | 29 Kor 2025 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Ambasadës Gjermane në Kosovë, e cila shprehi shqetësim të thellë për “përpjekjet për të politizuar operacionin e FSK-së në Ujman”

Ai ka thënë se fotografia është marrë nga një medium i Kosovës dhe se nuk është manipuluar.

Sipas tij, “lajmi për manipulimin e fotografisë nga ana e VV-së është fake news çka duhet se ju ka vendosur në lajthitje edhe vet juve”.

Postimi i plotë:

E nderuar Ambasadë e Gjermanisë në Kosovë,

Në postimin e nxjerrë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me një fotografi/graf nuk ka asnjë manipulim. Fotografia e përdorur nga ne është marrë nga postimi i Ministrit të Mbrojtjes që është marrë nga mediumi Kallxo.Com.

Në fotografitë dhe linqet më poshtë mund ta shihni qartazi që nuk ka asnjë manipulim dhe fotografitë janë të vërteta e lehtësisht të vërtetueshme.

Është shumë me rëndësi që në epokën e lajmeve të rreme reagimet të jenë të bazuara në fakte dhe të vërtetën dhe jo të shtresëzohen mbi lajme të rreme. Në të vërtetë vet lajmi për manipulimin e fotografisë nga ana e VV-së është fake news çka duhet se ju ka vendosur në lajthitje edhe vet juve.

Linku i Kallxo.Com:
https://www.facebook.com/share/p/15wbYH5gzG/

Reagimi i ministrit Maqedonci:
https://www.facebook.com/share/p/16tm8xs6FD/

Postimi i LV-së:
https://www.facebook.com/share/p/16hmsKvnMy/

Të ngjashme