Fitore Pacolli: Hajrullah Çeku kryetar i ardhshëm i Prishtinës

Prishtinë | 31 Kor 2025 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli e ka përkrahun kandidatin e VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku. 

Ajo ka renditur arsyet se përse ai duhet të jetë i pari i Prishtinës

E plotë:

Hajrulla Ceku, kryetari i ardhshëm i Prishtinës

📍 ku lagjet janë të pastra, të rregullta dhe me jetë komunitare. Ku mësimi është gjithëditor dhe cilësor, ku sporti zhvillohet në infrastrukturë moderne, ku ekonomia familjare është e qëndrueshme dhe ku shëndetësia ofron shërbime të avancuara, sa më afër qytetarit.
📍 ku administrata është digjitale dhe efikase, që i shërben qytetarit, jo që e lodh.
📍 ku qyteti me kulturë që lulëzon si industri kreative, me treg pune të drejtë për gratë e të rinjtë, me hapësira publike që janë të gjalla, jo të braktisura.
📍 ku transporti publik nuk vonon, me siguri në çdo hap të përditshmërisë, me fshatra që janë pjesë e zhvillimit, jo të lëna në harresë.
📍 ku ofrohet qasje të barabartë në shërbime për të gjithë, pa dallim lagjeje, fshati apo statusi.
📍 ku ka planifikim urban që ruan identitetin dhe ndërtim që ka kuptim, jo vetëm beton.
📍 institucione që dëgjojnë, jo që heshtin.

Kjo është Prishtina që ndërtojmë bashkë, me plan, me punë dhe me Vetëvendosje.

Të ngjashme