Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka mbajtur një takim në Malishevë ku ka bërë thirrje që të votohet kandidati i kësaj partie për kryetar të Malishevës, Gëzim Krasniqi.Kreu i PDK-së tha se Gëzim Krasniqi është shembull i një personaliteti me vlera profesionale dhe kombëtare.“Një pediatër që për mbi 20 vite ka qenë pranë çdo shtëpie, çdo familjeje, çdo fëmije të kësaj komune. Një luftëtar i lirisë që iu bashkua UÇK-së si student – me zemër dhe pa llogari personale”.“Një njeri që e njeh Malishevën, i ndjen shqetësimet e saj, nuk bën zhurmë – por bën punë. Dr. Gëzimi ka qenë gjithmonë aty kur e ka kërkuar puna. Tani është koha të jetë edhe aty ku duhet – në krye të komunës, për ta udhëhequr me ndershmëri, dije dhe përkushtim”, shkroi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.