Haliti: Koalicioni me VV-në varet nga oferta e tyre, jo nga PDK-ja

Prishtinë | 19 Gus 2025 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Ish- deputeti PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur rreth mundësisë së krijimit të një koalicioni për të tejkaluar krizën politike.

“Nuk më kanë kërkuar këshilla, por me ata që kam biseduar u kam thënë: përpiquni të hyni në koalicion, sepse në koalicion zgjidhen problemet dhe ndihmohet vendi. Nuk kam refuzuar koalicionet që janë bërë dhe ato që do të bëheshin”, tha Haliti.

I pyetur nëse do të mbështeste një koalicion me Vetëvendosjen, ai theksoi se përgjegjësia është te VV-ja.

“Unë nuk dua të ushtroj presion përmes mediave, sepse PDK tashmë ka një qëndrim refuzues ndaj Vetëvendosjes. Por mendoj që topi është në anën e VV-së, pasi nuk i ka ofruar koalicion PDK-së”, u shpreh Haliti.

Të ngjashme