Haradinaj kërkon mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Prishtinë | 19 Gus 2025 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin finlandez, Matti Nissinen.

Haradinaj e falënderoi atë për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit në Kosovë.

“Biseduam për zhvillimet në vend, në fushën politike dhe atë të sigurisë, ku theksoi nevojën për mbështetjen e mëtejme të Finlandës në synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Haradinaj.

Të ngjashme