Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj politikave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, duke e akuzuar këtë të fundit se prej vitesh ka përdorur nacionalizmin ekstrem dhe serbët e Kosovës si armë politike për të ruajtur pushtetin.
Musliu thekson se Vuçiqi ka ndërtuar pushtetin mbi destabilizimin rajonal përmes projekteve si “Bota Serbe”, duke mbajtur rajonin në tension të vazhdueshëm. Sipas tij, kjo strategji është tashmë e konsumuar dhe Perëndimi nuk duhet të mbyllë më sytë ndaj veprimeve të tij.
“Vuçiqi nuk është garanci për stabilitet, përkundrazi është burimi kryesor i krizës. Koha e lojërave nacionaliste të Vuçiqit ka mbaruar dhe këtë duhet ta bëjë të qartë edhe vetë Perëndimi,” shkruan Musliu.
Ai paralajmëron se çdo incident i mundshëm në Kosovë është potencialisht i inskenuar nga Serbia, dhe për këtë, përgjegjës do të jetë vetë presidenti Vuçiq.