Çeku: Gjykata konfirmon shkeljet në projektin e sheshit “Xhorxh Bush”, ligji do të fitojë pas 12 Tetorit

Prishtinë | 19 Gus 2025 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas vendimit të dytë të gjykatës që refuzon kërkesën e Komunës së Prishtinës për pezullimin e vendimit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore.

Ai ka theksuar se projekti për sheshin “Xhorxh Bush” është i kundërligjshëm dhe se Komuna ka dështuar të marrë lejet e nevojshme, të zgjidhë çështjet pronësore dhe të konsultojë banorët.

Çeku tha se gjykata ka konfirmuar edhe një herë se vendimi i Inspektoratit mbetet në fuqi dhe paralajmëroi se zgjidhjet e qëndrueshme për Prishtinën do të vijnë pas 12 tetorit, me qasje ligjore dhe zhvillimore.

Të ngjashme