Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Prishtinë | 19 Gus 2025 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku është shënuar sot rreth orës 16:30 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana

Të ngjashme