Fillimisht Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte hedhur poshtë krejtësisht kërkesë-padinë e Komunës ndaj Ministrisë së Kulturës. Më pas, Gjykata e Apelit e kishte kthyer çështjen në rivendosje. Kurse tash, Gjykata Themelore ka hedhur poshtë kërkesën për masë sigurie në mënyrë që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Inspektoratit. Sipas aktvendimit të ri padia do të trajtohet, por punimet nuk mund të vazhdojnë. Sigjithnjë, vendimet e institucioneve të drejtësisë për këtë rast përdoren edhe politikisht
Historia e tentimit për të implementuar një projekt prej mbi 18 milionë eurosh në sheshin “Xhorxh Bush”, në Prishtinë, tashmë është pasuruar edhe me një vendim gjykate. Është i treti me radhë dhe lë në fuqi vendimin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore për ndalim punimesh në këtë pjesë të qytetit. Fillimisht Gjykata Themelore në Prishtinës e kishte hedhur poshtëkrejtësisht kërkesë-padinë e Komunës ndaj Ministrisë së Kulturës. Më pas, Gjykata e Apelit e kishte kthyer çështjen në rivendosje. Kurse tash, Gjykata Themelore ka hedhur poshtë kërkesën për masë sigurie, në mënyrë që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Inspektoratit. Sipas aktvendimit të ri, padia do të trajtohet, por punimet nuk mund të vazhdojnë. Si gjithnjë, vendimet e institucioneve të drejtësisë për këtë rast përdoren edhe politikisht. Kryetari aktual, Përparim Rama, synon edhe një tjetër mandat në udhëheqje të kryeqytetit, kurse ministri në detyrë i Kulturës, HajrullaÇeku, është po ashtu kandidat për të udhëhequr kryeqytetin.
Marsi i sivjetmë qe koha kur Komuna e Prishtinës nisi projektin 18-milionësh në zonën në të cilën shtrihen pesë monumente të trashëgimisë kulturore e po ashtu pjesa më e madhe e saj, sipas Ministrisë së Kulturës, hyn në zonën e mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës. Puna qe nisur pa kurrfarë lejeje nga institucionet e trashëgimisë kulturore. Prej 12 marsit, kur Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ndaloipunimet, akuzat e përplasjet s’kanë pushuar. Por Komuna s’mund t’i vazhdojë punimet.
“Refuzohet si e pabazuar kërkesa e paditëses/propozueses, Komuna e Prishtinës për masë të sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve, me të cilën ka kërkuar që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të datës 16.5.2025 dhe vendimit të datës 13.3.2025 i të paditurës/kundërpropozueses, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit deri në vendosjen meritore të çështjes së konfliktit administrativ”, shkruhet nëaktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Aty bëhet e ditur se procedura për konflikt administrativ do të vazhdojë. Ky aktvendim i ri i Gjykatës Themelore vjen pas dy vendimeve të tjera.