Fatmir Limaj: Po shtohet numri i abstenuesve mirë është puna

Prishtinë | 22 Gus 2025 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është normale që një kryetar Kuvendi, i cili ka shumicën, të trajtohet me respekt dhe seriozitet, ashtu siç ka qenë gjithmonë, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se kjo duhet të ndodhë edhe disa ditë përpara votimit.

Limaj gjithashtu përmendi se shtimi i numrit të abstenuesve është një zhvillim pozitiv për situatën aktuale.

“Karakterin e tij, karakteristikat e tij dhe kjo është normaliteti, kushdo që të jetë duhet para dy tre ditëve përpara që e ka shumicën një kryetar i Kuvendit ku trajtohet sikurse ka qenë gjithmonë. Po shtohet numri i abstenuesve mirë është puna”, theksoi ai.

Të ngjashme