Digjet një veturë në Zveçan, dyshohet se ndodhi nga instalimi elektrik

Prishtinë | 22 Gus 2025 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan.

Policia e Kosovës njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 01:00, ndërsa në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekspertët e zjarrit.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti në instalimin elektrik.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht shkaqet e incidentit.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar për informimin e drejtë dhe të shpejtë të qytetarëve dhe mediave.

Të ngjashme