Miftaraj për moscertifikimin e Listës Serbe: Ky vendim i shërben Beogradit

Prishtinë | 22 Gus 2025 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimit të KQZ-së për të moscertifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha se vendimi nuk ka bazë ligjore dhe se, në vend që t’i shërbejë demokracisë në Kosovë, do të përdoret si argument nga Beogradi.

“Ky vendim do t’i shërbejë vetëm Beogradit. Për fat të keq, KQZ-ja ka rënë në këtë kurth,” u shpreh Miftaraj në T7.

Ai paralajmëroi se përjashtimi i Listës Serbe nga zgjedhjet rrezikon të krijojë boshllëk përfaqësimi.

Të ngjashme