Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, gjatë kontrollit të rregullt në trafik nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, është identifikuar një fëmijë i mitur që po drejtonte një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.
Në njoftimin për media thuhet se ndaj prindit të të miturit është shqiptuar gjobë.
“Pas veprimeve policore, automjeti është ndaluar në mënyrë të sigurt, ndërsa ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë, në bazë të legjislacionit në fuqi, për moskujdesin dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin”, thuhet në njoftim.