Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se sot nga ora 21:30 do të zbulohet pllaka përkujtimore në nder të Martinit (Hajdari) te kafet e rakisë.
“Sonte i japim zë kujtimit të Martinit, një emër që mbetet gjallë në identitetin e Prishtinës. Nga ora 21:30, te Kafet e Rakisë, zbulojmë pllakën përkujtimore në nder të tij. Hajde edhe ti sepse Kryeqyteti jeton përmes njerëzve që i dhanë shpirt Prishtinës dhe nuk i harrojmë”.