Kurti nuk përgjigjet për dorëheqjen e ministrit Aliu

Prishtinë | 29 Gus 2025 | 11:16 | Nga Gzim Mujaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet lidhur me dorëheqjen e Liburn Aliut nga posti i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, raporton Ekonomia Online.

I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i tij për largimin e Aliut, i cili erdhi pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit, Kurti e ka shmangur këtë temë, duke thënë se nuk ishte momenti i duhur për ta komentuar.

“Nuk është as vendi, as dita për këtë”, tha ai.

Ai këto komente i bëri gjatë homazheve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë.

Të ngjashme