Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Uran Ismaili, po vazhdon aktivitetet e tij në terren.
“Takim i këndshëm me mikun tim Adrian Berishën – një prej njerëzve që ka dhënë shumë për kulturën e Prishtinës, si drejtues, si artist dhe si krijues që gjithmonë ka besuar te forca e këtij qyteti. E ku tjetër ta takoj atë pos në Kurriz, aty ku i ka rrënjët vet shpirti i qytetit tonë.
Në programin tonë kemi paraparë që kultura të jetë në qendër – me hapësira të reja kreative, qendra kulturore në lagje dhe mbështetje për artin e pavarur. Me miq e bashkëpunëtorë si Adriani, jam i bindur se do ta rikthejmë Prishtinën si kryeqytet që frymon kulturë çdo ditë”, shkroi në Facebook Ismaili.

