Dy të lënduar nga dy vetaksidente në Duhël të Suharekës

Prishtinë | 03 Sht 2025 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e dy vetaksidenteve që kanë ndodhur rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Duhël të Suharekës.

Lajmin për Klankosova.tv  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Njëra nga veturat, siç shihet edhe në pamje, është rrokullisur.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka proceduar me rastet”, tha Bytyçi.

Të ngjashme