Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media, në orën 12:00, njoftoi Zyra e presidentes.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot pritet t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese komentet lidhur me bllokadën në Kuvendin e Kosovës, gjegjësisht zgjidhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Kështu deklaroi për EO Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.
“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator”, deklaroi ai.