Besnik Osmani viziton Karvanin Shëndetësor: Mirënjohës për punën e stafit shëndetësor

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani vizitoi Karvanin Shëndetësor. Osmani e ka vlerësuar këtë si një energji pozitive që të kujton se sa e rëndësishme është investimi në shëndetësi.

“Këtë mëngjes pata kënaqësinë të vizitoja Karvanin Shëndetësor ‘përshëndetje’, i cili ndaloi në Harilaq. Ky aktivitet solli energji pozitive dhe këshilla të vlefshme për qytetarët tanë, duke na kujtuar se kujdesi për shëndetin nis nga vetja dhe nga zgjedhjet e përditshme që bëjmë. Jam mirënjohës për punën e palodhshme të stafit shëndetësor të QKMF Fushë Kosovë dhe gjithë ekipit të përfshirë, të cilët me përkushtim ofruan matje, këshilla dhe informacione të dobishme. Të investojmë në shëndet do të thotë të investojmë në një të ardhme më të mirë për qytetin tonë. Do të jem gjithmonë përkrah nismave që sjellin vlera të tilla për komunitetin dhe që fuqizojnë secilin prej nesh të jetojë më shëndetshëm”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/photo?fbid=1379188917412798&set=pcb.1379189547412735

Të ngjashme