Vrasje në tentativë në Gjilan, i dyshuari në arrati

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një tentim-vrasje ka ndodhur dje në fshatin Debëlldeh të Gjilanit.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor teksa i dyshuari është në arrati.

“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij.Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Të ngjashme