Konfiskohen sasi të narkotikëve, një i dyshuar arrestohet e tjetri arratiset

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë ndaluar dy persona të dyshuar për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetuar substanca narkotike

“Gjatë kontrollit, janë sekuestruar kokainë (0.6 gr), marihuanë (3.5 gr), si dhe sasi shtesë prej prej 41.8 gr marihuanë nga një i dyshuar që arriti të ikë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është kontrolluar banesa e njërit të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar provat: pesë qese me substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 545.6 gramë, një peshore dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin. Në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë: substancë që dyshohet të jetë narkotike- marihuanë me peshë 9.2 gramë, 15 kuti plastike të mbjella me kërpudha narkotike, 179 kavanozë të mbushur me fara në fazën e prodhimit për kërpudha narkotike”, në njoftim.

Në njoftim thuhet se njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Me aktvendim të prokurorit i dyshuari L. A., mashkull kosovar, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme