Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati është treguar i ashpër në lidhje me heshtjen e institucioneve të vendit karshi procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë dhe dëshmisë së ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin dhe ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999.
Gucati e ka quajtur këtë si “turp i turpit”. Ai shton se po mundon edhe vullneti institucional për të mbështetur këtë proces gjyqësor.
“Prej kujt po pret reagim? Mos të flasim për ta hiq më mirë”, tha Gucati.
Ai përmendi edhe Kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, duke ia kujtuar edhe shkrimin e një teksti për UÇK-në.
“Ish dashur Qeveria, Presidenca e ky far Dimal Basha që e ka bërë një punim të mirë kundër UÇK-së, ish dashur me reagu”, shtoi ai.
Gucati theksoi se deklarata e James Rubin ishte një rast i jashtëzakonshëm për t’u përshëndetur nga institucionet shtetërore, por që është lënë në heshtje.
“Turpi i turpit që deri sot s’kanë reaguar. Këta s’janë të interesuar për lirimin e atyre burrave atje. Ku ka deklaratë më të mirë se sa të Rubinit, në vend se me dalur me përshëndetë deklaratën e tij nga shteti i Kosovës, ne nuk pamë fare reagim”, deklaroi Gucati.
Ai thotë se s’ka fare besim tek institucionet e vendit.
“Nuk kam besim fare tek ta” deklaroi ai.