Uran Ismaili sonte në Breg të Diellit: Prezanton zgjidhjet dhe buxhetin për këtë lagje

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, po vazhdon turin e prezantimit të zgjidhjeve nëpër lagjet e kryeqytetit, ku sonte do të ndalet në lagjen Bregu i Diellit.

Tubimi do të mbahet në shkollën “Ismail Qemali”, nga ora 19:00, ku Ismaili do të prezantojë platformën e tij me pesë zgjidhjet kryesore për Prishtinën funksionale, si dhe projektet specifike për këtë lagje të rëndësishme të rëndësishme.

Projektet kryesore identifikuese të Uran Ismailit për Bregun e Diellit përfshijnë:

Rregullimin e ngrohjes së qytetit te Banesat e Bardha;

Renovimin e platove;

Revitalizimin e Qendrës Tregtare;

Parkingje nëntokësore që lirojnë hapësirat publike;

Qendër multifunksionale me palestër sportive vertikale;

Renovimi i ndërtesave të vjetra.

“Bregu i Diellit ka nevojë për jetë urbane dinamike. Ka ardhë koha jonë!”, ka shkruar Ismaili.

Të ngjashme