Takim i Qeverisë së Kosovës me atë të Amerikës? Murati: Nuk mund të ndaj detaje

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se ka pasë një takim mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj amerikane. Por në konferencën për media ai tha se nuk mund të jap detaje për takime, raporton Ekonomia Online.

 “Siç e tha kryeministri ka takime. Sa i përket takimeve, nuk mund të ndaj detaje, sepse nuk është se marrë pjesë në të gjitha takimet që janë. Megjithatë, çka mund ta ritheksoj atë që tha kryeministrit. Pra, ne vazhdojmë të bashkëpunojmë në fusha të caktuara siç është fusha e mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë Murati në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Të ngjashme