Haradinaj në përurimin e shtatores së Afrim Zhitisë: Të ruhet kujtesa jonë historike

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë përurimit të shtatores së heroit Afrim Zhitia në Llugë të Podujevës, ka thënë se duhet të bëhet kujdes që të ruhet kujtesa historike, raporton Ekonomia Online.

“Ne duhet të qëndrojmë të kujdesshëm që kujtesa jonë historike të ruhet, që e kaluara të jetë udhërrëfyes për të ardhmen dhe sa herë që kemi mundësi, ta paraqesim ashtu siç është. Ky akt i tillë i rezistencës në kohën e lirisë e ka përshpejtuar atë që ndodhi në Prekaz me komandantin legjendar e deri te liria e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Të ngjashme