Deliu: Jo vetëm Basha, por edhe shumë eksponentë të VV-së kanë baltosur UÇK-në

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se si parti nuk janë pishman që kanë votuar Dimal Bashën për kryekuvendar, pasi sipas saj, PDK ka mbajtur fjalën që do të votojë pro çdo kandidati që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti.

Në emisionin “Kosova Today”, ajo foli edhe për artikullin anti-UÇK me bashkautor Bashën, ku Deliu-Kodra tha se nuk është vetëm kryekuvendari që ka baltosur luftën çlirimtare, por sipas saj, ka shumë ministra e eksponentë të lartë të VV-së që e kanë bërë po të njëjtën gjë.

“Nuk është vetëm Dimal Basha ai që e ka baltosur luftën tonë çlirimtare, figurat tona që kanë qenë udhëheqës, krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju tashmë i dini deklaratat e ministrave dhe eksponentëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë vazhduar ta baltosin atë që është vlera jonë jetike”, u shpreh Deliu-Kodra.

Deputetja thotë se kur figurat e UÇK-së që po gjykohen në Hagë baltosen e cenohen, sipas saj, është diçka e pafalshme.

Të ngjashme