Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza të komunës, ku ka diskutuar për rolin e tyre në shoqëri dhe rëndësinë e fuqizimit të tyre në çdo aspekt të jetës.
“Forca, mençuria dhe guximi i grave janë shtylla mbi të cilat qëndron familja, shoqëria dhe e ardhmja jonë,” theksoi Ferati, duke shtuar se rrugëtimi i tij politik do të vazhdojë në bashkëpunim të ngushtë me gratë dhe vajzat e respektuara të Istogut.